E kërkojnë Monaco dhe Arsenali, Roma refuzon 35 milion euro

Roma thuhet të ketë refuzuar ofertat prej 35 milionë eurosh nga Monaco dhe Arsenal për Cengiz Under, teksa klubi e vlerëson 50 milionë euro sulmuesin.

Sipas “Tuttomercato.web”, lojtari i përfaqësueses turke ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane pas vetëm një sezoni në Serie A.

Ai mbush 21 vjeç në korrik dhe ka shënuar 8 gola dhe dy asiste në 32 ndeshje kompetitive këtë sezon.

Drejtori sportiv Monchi arriti të siguronte firmën e tij për 13.4 milionë euro nga Basaksehir verën e kaluar, por çmimi i tij tashmë është trefishuar.

Raportohet se Monaco ka bërë një ofertë 35 milionë euro dhe Arsenal ofroi 30 milionë, por italianët duan të paktën 50 milionë euro për talentin turk.