Kallëzimi penal i Agron Xhafajt, reagon Gazment Bardhi/ Ja çfarë thotë ish-ministri i Drejtësisë në Syri.net

Ish-ministri i Brendshëm, Gazment Bardhi, ka komentuar sot kallëzimin penal që është bërë ndaj tij nga vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.

I ftuar në syri.net, Bardhi tha se vëllai i ministrit Xhafaj, nuk meriton asnjë sekondë vëmendje. Ndërsa shtoi se ajo që i bën përshtypje është lëvizja e lirë e Agron Xhafajt brenda ambienteve të prokurorisë, në një kohë që ai është i dënuar me 7 vite burg nga gjykata ilataliane, për trafik droge.

‘Zotëria le të përgjigjet për veprimet kriminale qëë po kryen sot e kësaj dite dhe për ato që ka kryer dhe është dënuar me 7.2 vite burg. Nuk e di kur e ka bërë kallëzimin ndaj meje,.

Por për sa kohë i vëllai i tij është mininsitër, për sa kohë prokuroria nuk po e heton, nuk po zbaton ligjin antimafia, ai e ka prokurorinë njëlloj si zyrën e vëllait të vet.,

Ai hyn dhe del i lirë pa asnjë problem nga ky organ. Sa kohë që të jetë ministër Fatmir Xhafa, apo Rama të ketë nën kontroll prokurorinë, nuk pres që ky person të dënohet.

Pretendimi i tij nuk ka të bëjë nëse është apo jo Agron Xhafaj, zotëria duhet ta vërtetojë këtë gjë, nuk e vërtetoj unë. Ne kemi të dhënat e plota se në atë material shfaqet Agron Xhafaj. Zëri është autentik, dhe ai nuk e mohon një gjë të tillë’, u shpreh Bardhi.