", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Lojtari merr ftesë nga Brazili për në Botëror, shihni si e feston familja e tij

Të veshës fanellën e kombëtares së vendit tënd në evenimentin më të madh futbollistik siç është Kampionati Botëror është një ndjenjë krenarie.

Rasti më i fundit është përjetuar nga familja e mbrojtësit të Korinthias, Fagner, që ditën e djeshme u përfshi në listën paraprake të Kombëtares braziliane për Botërorin rus.

Shtëpia e tij u shndërrua në festë në momentin që trajneri Tite e përzgjodhi Fagner në listë.

28-vjeçari ka zëvendësuar mbrojtësin e dëmtuar të Paris Saint Germain, Dani Alves.