‘I zuri vendin tek Italia’/ Ja çfarë thotë De Biasi për Roberto Mancinin

Roberto Mancini është zgjedhur trajner i Kombëtares italiane të futbollit dhe për ish-trajnerin e Shqipërisë është sfumuar mundësia për tu ulur në stolin e lakmuar aq shumë prej tij.

Por karriera e De Biasit nuk është e lidhur vetëm me Kombëtaren “azzurre”, pasi ai ka ende dëshirë të ulet në pankinë.

“Jam gati për të stërvitur akoma. Po kërkoj një projekt serioz që të jem protagonist”, u shpreh në një intervistë për “Premium Sport” ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, që në fillim të vitit u largua nga drejtimi i Alaves.

Përsa i përket zgjedhjes që bëri Federata Italiane për t’i dhënë drejtimin e skuadrës Mancinit, De Biasi e sheh si një lëvizje të mirë.

“Mendoj se është zgjedhja e duhur, sepse Italia ka nevojë për dikë që ka në zemër flamurin 3 ngjyrësh”, deklaroi De Biasi.