FOTO/ Pas rrëmbimit, Kongo ndalon turistët të hyjnë në parkun kombëtar

Policia në Abidjan tha të martën se ajo ka ndaluar turistët të hyjnë në parkun kombëtar Virunga të Republikës Demokratike të Kongos pas hetimeve lidhur me rrëmbimin e dy britanikëve atje, javën e kaluar.

Burra me armë i zunë pritë Robert Jesty, Bethan Davies dhe shoferit të tyre në kufijnë lindore e të paqëndrueshëm të Kongos të premten dhe i liruan ata tre ditë më pas.

Policja e parkut, Rachel Makissa Baraka, 25 vjeçe, u vra teksa po përpiqej t’i mbronte ata.

“Pezullimi i turizmit është ndërmarrë si një masë parandaluese ndërkohë që po zhvillohet një hetim lidhur me ngjarjet e fundit,” u tha në një deklaratë të lëshuar nga parku.

Pezullimi do të mbetet në fuqi deri në 4 qershor.

Kongoja lindore ka ka pasur valë të njëpanjëshme dhune në çerekshekullin e kaluar dhe ishte epiqendra e dy luftërave në vitet 1996 dhe 2003 që lanë të vrarë miliona njerëz kryesisht nga uria dhe nga sëmundjet.

Grupe rebelësh dhe milicë ende kontrollojnë pjesë të mëdha të territorit. Më shumë se 175 roje me kuajt të parkut kanë vdekur duke e mbrotur, parkun që kalon në male të thyera dhe rrafshina vullkanike drejt Ruandës dhe Uganës.

Që nga hapja për turistët në 2014, Parku Kombëtar Virunga më i vjetri në Afrikës, ka pasur më shumë se 17 mijë vizitorë, të prirur për të parë gorillat e rralla të maleve ose për t’iu ngitur drejt vullkanit aktiv Nyiragongo./SYRI.NET

Në foto dy turistët e rrëmbyer: