Tahiri pranon udhëtimin me skaf në Greqi, avokati i tensionuar: Ishte i një biznesmeni

Edhe pse sipas avokatit të Saimir Tahirit, Maks Haxhia prokuroria nuk kishte prova të reja, sërish ky i fundit e ka pranuar udhëtimin e ish-ministrit të Brendshëm në Greqi.

Ky udhëtim në shtetin fqinj është edhe një nga provat e reja të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sipas prokurorisë në Greqi, Saimir Tahiri është takuar me Artan Habilajn.

Duke folur për gazetarët, avokati Maks Haxhia është parë i tensionuar dhe ka sulmuar prokurorinë se nuk ka prova, por vetëm fjalë tavoline.

Por avokati Haxhia ka pranuar udhëtimin me skaf të klientit të tij në Greqi në 2015.

‘Skafi me të cilin ka udhëtuar Saimir Tahiri për në Greqi është skafi i një biznesmeni. Skafi ishte e dokumente të rregullta’, ka thënë Haxhia, duke mos pranuar të japë më shumë shpjegime.

Gazetarët kanë ngulmuar që të marrin përgjigje nga avokati, por ky i fundit është përgjigjur se ‘nuk jemi në emision televiziv’, duke u larguar i nevrikosur.