Zbardhet takimi i Bashës me aleatët. Ja çfarë është vendosur për Xhafën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me aleatët e opozitës.

Burime nga selia blu kanë bërë të ditur se, tema e diskutimeve kanë qendër denoncimet e PD-së dhe veprimet që do të ndërmerren më tej.

Mësohet se është vendosur që të ketë protesta deri në dorëheqjen e Fatmir Xhafës.

Gjithashtu do të ketë pengim të punimeve të Komisioneve në Kuvend.

Gjithashtu edhe të enjten nuk do të lejohet zhvillimi i një seance normale.