Serial mbi romancën e Meghan dhe Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle janë pjesë e mediave pothuajse çdo ditë, në veçanti këtyre ditëve në prag të dasmës mbretërore.

E veç dasmës mbretërore do të mund të shijojmë edhe një histori dashurie basuar në atë të Meghan dhe Harry, që vjen ne versionin e serialit televiziv.

“Harry & Meghan: A Royal Romace” është publikuar në maj, disa ditë para dasmës mbretërore.

Një këndvështrim interesant se si lindi dashuria në mes të princit dhe aktores dhe nëpër çka kaluan deri tek martesa, mund ta kuptoni përmes serialit.