Fenomeni Ronaldo zbulon emrin: Ky lojtar të transferohet te Reali

Legjenda e futbollit brazilian ka folur për të ardhmen e Neymar.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo beson që Neymar do të përshtatej shumë mirë te “Los Blancos”, nëse do të vendoste të largohej nga Paris Saint Germain.

 “Unë nuk mund të vendos për Real Madridin, por lexoj se çfarë po shkruajnë mediat, por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar”, ka thënë Ronaldo.

“Nuk e di se çfarë do të ndodh, por Reali historikisht ka blerë futbollistët më të mirë”.

“Nëse ndodh që Neymar të transferohet atje, besoj se do të përshtatej shumë mirë në ekipin e Realit”, ka përfunduar ai.