FOTO/ Modelja e famshme nuk e fsheh më, tregon barkun e rrumbullakosur

Ajo është një nga modelet më të paguara në botë! Është një prej ëngjëjve të "Victoria's Secret" dhe vetëm pak kohë më parë prezantoi në pasarelë koleksionin e fundit të modës së kësaj marke. Por, Chanel Iman zgjodhi që ta bëj zyrtarisht publik lajmin më të bukur të jetës, në një ditë speciale siç ishte ajo e djeshmja. Në kuptimin parësor të fjalës, Dita e Nënës ishte mirfilli e tillë edhe për të, pasi modelja e famshme është në pritjen e ëmbël.

Chanel, zgjodhi një foto që zbulon barkun e rrumbullakosur, për të dhënë lajmin e gëzueshëm, duke shkruar në të: “Përralla jonë vazhdon, ndërsa presin lindjen e fëmijës sonë. Ndërsa dashuria jonë rritet çdo ditë, ne mezi pritëm që ta ndajmë me ju dhe të voglin tonë këtë lajm".