Qëndrimi i opozitës për Xhafajn, Basha mbledh aleatët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzm Basha ka thirrur një mbledhje urgjente në selinë e PD me aleatët e kësaj force politike.
Nuk bëhen të qarta se çfarë do të diskutohet por mendohet se temë e debatit të jetë qëndrimi i opozitës pas bërjes publike të një skandli tjeter të qeverisë Rama që ka të bëjë më Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Një ditë më parë në mbledhjen e grupit u vendos që demokratët ti kthehen pjesmarrjes në Komisionet  parlamentare për të denoncuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe për të bërë të qartë qëndrimin se nuk do të ketë normalitet nëqoftëse deri të enjten nuk ka reagim nga ana e mazhorancës, duke lënë të kuptohet aksion me protesta deri në bojkot. 

Sot Prokuroria zbarkoi në zyrat e selisë blu, ku oficerët gjyqësorë kanë marrë audio-përgjimin e publikuar nga PD një ditë më parë, në të cilin pretendonte se vëllai i Xhafaj vazhdon të drejtojë një linjë të trafikut të drogës.