Ancelotti arrin marrëveshjen me këtë klub nga Serie A

Mediat italiane po raportojnë se Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshjen për tu rikthyer në Serie A nën drejtimin e Napolit.

U raportua të dielën se pronari i Napolit, Aurelio De Laurentiis kishte disa telefonata me Ancelottin dhe do të takoheshin më 21 maj.

Megjithatë, "CalcioNapoli24" ka shkuar një hap më tej duke pretenduar se ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit brenda javës do të nënshkruajnë një kontratë me Napolin.

Faqja e internetit shpjegon se 58-vjeçari e ka pranuar projektin e Napolit për një muaj dhe dëshiron ta përfaqësojë klubin, ndërsa ai kishte nevojë për bindje të pakta.

Për më tepër, ai do të jetë i lumtur që Cristiano Giuntioli të qëndroj si drejtor sportiv, me qëllim të ruajtjes së thelbit të ekipit të parë të Napolit.

Maurizio Sarri është duke kërkuar punësim diku tjetër, ku skuadra më e përfolur është ajo angleze, Chelsea.