Noka: Të ikë Fatmir Xhafaj, të pastrohet administrata nga trafikantët

Gjatë debatit në komisionin e medias deputeto demokrat Flamur Noka foli në të njëjten linjë me deputetët e tjerë të opozitës, duke akuzuar Ministrin Xhafaj per lidhje me trafikun e dorgës

Droga është ajo që shqetëson shqiptarët, tha Noka.

Fatmir xhafaj nuk mund të jete me minister pasi është i kapur në flagrancë pasi Agron Xhafaj në një operacion ndërkombëtar si kapo e një organizate kriminale, opercaion ky i zhvilluar nga DEA dhe policia e shtetit italian.

Të largohet Xhafaj pasi ka fallsifikuar ligjin dhe ka manipuluar ligjin për ti dhënë mbështetje vellait të tij të dënuar në shtetin fqinj.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë një trup të tillë bërë peshqesh nga Edi Rama, tha Noka.

Duhet pastruar një herë e mirë e gjithë kupola shtetërore dhe gjithë administrata e shtetit nga njerëz të krimit dhe të lidhur me krimin.

Shembulli duhet të filloje nga Ministri i Brendshëm Xhafaj, tha deputeti demokrat.