Juventusi hidhet në sulm për të nënshkruar me Alvaro Moratan

Në prag të hapjes së dritares së transferimeve, Juventusi po rrit interesimin për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseas, Alvaro Morata.

“Zonja e vjetër” po tenton të shfrytëzojë opsionin për huazim me të drejtë blerjen përfundimtare në fund të sezonit të ardhshëm, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Sulmuesi kaloi dy sezone me “Bianconerët”, por Real Madridi aktivizoi klauzolën e blerjes në verën e vitit 2016.

Spanjolli u shit te Chelsea, por ditët e fundit raportohet për një rikthim në Torino.

Por në krahun tjetër “Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea nuk hyn në marrëveshje me asnjë klub që ofron më pak se 60 milionë euro për Moratën.