Busquets: Ky është trajneri më i rëndësishëm në karrierën time
Sergio Busquets ka thënë se trajneri Pep Guardiola, ka qenë shumë i rëndësishëm në karrierën e tij.
Mesfushori spanjoll në një intervistë për ‘Bein Sport’, ka veçuar punën e tij nën drejtimin e Guardiolas.
Trajneri spanjoll ia kishte besuar mesfushën Busquetsit sa ishte pjesë e Barcelonës, duke ia zënë vendin Yaya Toures.
“Pep Guardiola ka qenë trajner i rëndësishëm për mua, ka qenë vendimtar në karrierën time”, ka deklaruar Sergio Busquets