FOTO/ Aksident me vdekje në Fier nga shoferi i dehur, një pasagjer vdes, tjetri plagoset

Një aksident me vdekje ka ndodhur pas mesnate rreth orës 2:30, në rrugën Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit", njoftoi Policia e Fierit.

I riu E.Ç, 26 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip "Benz" në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. I vdekur ka mbetur pasagjeri që ishte me të, A.Sh, 52 vjeç, banues në Patos.

Ndërkohë,është plagosur dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve pasagjerja tjetër,  M.Sh, 25 vjeç, banuese në Patos. Po ashtu, edhe vetë shoferi i dehur është në spital. Nga testi i alkoolit, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Pamje nga vendi i aksidentit: