Vëllai trafikant i Xhafajt, ish-Presidenti: Skandali pason skandalin...

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas përgjimeve që publikoi sot PD-ja të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të dënuar me 7 vite e dy muaj burgim nga Gjykata Supreme në Itali.

Sipas Nishanit, mediat qeveritare po tentojnë ta devijojnë faktin e trafikut narkotik prej vëllait të Ministrit të Brendshëm në diskursin shterpë se kush ka dhënë leje që të regjistrohet trafikanti.

“Skandali pason skandalin.

Mediat qeveritare po tentojnë ta devijojnë faktin e trafikut narkotik prej vëllait të Ministrit të Brendshëm në diskursin shterpë se kush ka dhënë leje që të regjistrohet trafikanti.

E keqja ka depërtuar shumë thellë”, shprehet ish numri 1 i shtetit, në një shënim në Facebook.