Zyrtare/ Më në fund Italia bëhet me trajner të ri. Ja emri

Tashmë është zyrtare, mbrëmjen e sotme është bërë fakt i kryer se Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Italisë.

Ai nënshkroi kontratën e tij të re dyvjeçare. Kjo është edhe deklarata e Federatës Italiane.

“Roberto Mancini është trajneri i ri i Kombëtares. Prezantimi zyrtar para mediave do të bëhet të martën në 15 maj, në orën 12 në qendrën e Koverçianos”, shkruhet në deklaratën e Federatës Italiane të Futbollit.

Mancini do të ketë disa miqësore në këtë periudhë, në 28 maj ndaj Arabisë Saudite, në 1 qershor ndaj Francës, dhe më pas në 4 qershor ndaj Holandës.