Debati / SHBA: Të ndërpritet misioni i UNMIK. Çitaku: Marrëdhënie diplomatikeme Serbinë

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka shprehur besimin se Kosova shumë shpejt do të nënshkruajë marrëdhëniet diplomatike edhe me Serbinë.

Gjatë fjalës në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Çitaku tha se kush ka dyshimin për legalitetin e pavarësisë së Kosovës të lexojë vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

 “Është e vërtetë se Kosova është shtet i ri, por ne jemi një komb shumë i vjetër. Ne kemi qenë gjithmonë aty. Jemi krenarë për aleancat që kemi me të gjithë ju dhe shpresoj se së shpejti Kosova do të nënshkruajë marrëdhëniet diplomatike edhe me Serbinë”, u shpreh Çitaku.

Rusia dënon arrestimin e Gjuriqit

Diplomati rus pranë OKB-së, Vladimir Safronkov, ka deklaruar se situata në Kosovë “nuk po shkon drejt zgjidhjes, por po përkeqësohet”.

Ai gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se EULEX po përgatitet të largohet nga Kosova dhe se nuk ka përparim në zbardhjen e vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviç.

 “Përfaqësuesit e Prishtinës pa sukses tentuan që fajin për këtë ta bartin në Beograd”, tha Safronkov.

Ai ndërkaq ka dënuar arrestimin e shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë, duke e quajtur aksionin e njësive speciale “provokim mizor”.

Kina në mbështetje të Serbisë...

Zëvendës ambasadori kinez pranë OKB-së, Vu Haitao, ka thënë se vendi i tij mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Ai tha se Kina i kundërvihet mandatit të seancave për UNMIK-un ose ndërrimin e formatit, në të cilin Këshilli i Sigurimit njoftohet me zhvillimin e situatës në Kosovë.

Ndërsa, përfaqësuesja e Francës në OKB  ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga çdo deklaratë që çon në tensionime, duke  kërkuar përkushtim më të madh të Serbisë dhe Kosovës në procesin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së.

Ajo gjatë fjalës në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit për Kosovën tha se strategjia për Ballkanin Perëndimor e votuar më 16 shkurt nga BE-ja, tregon përkushtimin evropian për perspektivën evropiane të këtij rajoni.

Diplomatja franceze ka kërkuar angazhim më të madh në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa ka përshëndetur ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

 “Ne kemi qenë gjithmonë krah për krah me Kosovën. Ne ftojmë autoritetet e Kosovës të vazhdojnë me zhvillimin e vendit dhe ftojmë subjektet politike të krijojnë konsensus për çështje të vendit”, është shprehur ajo.

Holanda pro ndryshimit të formatit të seancave për Kosovën

Ambasadori i Holandës pranë OKB-së, Karel von Osterom, ka mbështetur iniciativën amerikane për ndryshimin e formatit të mbajtjes së seancave të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Ai gjatë fjalimit në seancën e sotme në Nju Jork, ku po diskutohet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, tha se vendi i tij përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

SHBA: Të ndërpritet misioni i UNMIK-ut në Kosovë

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja Nikki Haley, ka kërkuar nga Këshilli që të ndërpres misionin e UNMIK-ut, i cili po shpenzon miliona euro në Kosovë.

Ajo ka përshëndetur miratimin e projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, derisa ka thënë se dialogu në mes dy vendeve është e vetmja zgjidhje për paqe dhe integrim.

Haley ka inkurajuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovës, që t’i bashkohen më shumë se 115 shteteve që e kanë njohur pavarësinë e saj.

Debati Çitaku-Daçiç

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, duke folur në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha se Beogradi po i pengon serbët e Kosovës që të integrohen në institucionet e Kosovës.

Duke folur në një kohë kur Kosova është në periudhën e përkujtimit të përvjetorëve nga lufta e fundit në Kosovë, Çitaku u shpreh se “pajtimi nuk mund të ndërtohet me narrativa të rrejshme”.

 “Kemi kaluar nëpër shumë periudha, duke filluar nga periudha e gjatë e shtypjes dhe shkeljes sistematike të të drejrtave të njeriut që kanë kulmuar me spastrim etnik. Përkundër kësëaj, ia kemi arritur t’i rindërtojmë jetët tona nga zero. Njerëzit janë të bashkuar në kujtimin e sakrificës së të rënëve”, tha ambasadorja Vlora Çitaku.

 “Afërsisht 30 mijë të rinj do të diplomojnë në shkollat e mesme. Këta janë gjenerata e parë që kanë lindur pas luftës, janë të rinj që kanë lindur të lirë dhe nuk dinë çka është frika. Kanë lindur të lirë dhe do të jetojnë të lirë”, tha Çitaku.

 “Pajtimi nuk mund të ndërtohet me narrativa të rrejshme. Sa herë që vij këtu, e ndjej veten  të detyruar t’ju përkujtoj të gjithëve se çka ka ndodhur në zemër të Europës: qindra mijëra të vrarë e të masakruar… të gjitha këto janë bërë nga makineria shtetërore serbe”, tha ajo duke iu referuar deklaratave paraprake të bëra nga përfaqësuesi serb, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Është shumë shqetësuese të dëgjojmë histori revizioniste nga fqinji ynë verior. Koha ka ardhur që kjo të përfundojë”, tha ajo.

Çitaku e kritikoi edhe raportin më të ri të OKB-së rreth dhunës seksuale, në të cilin, sipas saj, Kosova nuk është përfshirë fare.

 “Kosova nuk është përfshirë në raportoin e OKB-së për dhunën seksuale gjatë luftës. Përkundër ekzistencës së dhunës seksuale, kryesit e këtyre krimeve asnjëherë nuk kanë dalë para drejtësisë”, tha Çitaku.

Ajo denoncoi presionin që politika në Serbi po i bën pjesëtarëve serbë të FSK-së ndërsa tha se “Serbia nuk ka veto” në çështjen e transformimit të FSK-së.

Çitaku ka theksuar se formimi i Ushtrisë bëhet vetëm me vendimin e institucioneve të Kosovës.

 “Disa serbë lokalë janë arrestuar në Serbi për shkak se janë bashkuar FSK-së. Më lejoni të jem e qartë Serbia nuk ka veto në themelimin e FAK-ut. Kjo bëhet vetëm nga isntitucionet e Kosovës. Sa i përket serbëve të Kosovës këta duan të kenë një jetë më të mirë. Megjithatë aspriata e tyre vazhdimisht shtypen nga Beogradi”, tha tutje ambsadorja e Kosovës në Uashington.

Çitaku gjithashtu përmendi edhe ndalimin e karateistëve të Kosovës që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Serbi.

 “Vetëm para pak ditësh Serbia e ka ndaluar ekipin e karatesë, duke ua pamundësuar që të marrin pjesë në Evropianin. Fëmijë janë ndaluar. Tani ju e dini sa përpjekje ka bërë Kosova që të bëhet anëtare e federative të sportit”, theksoi Vlora Çitaku.

Ajo gjithashtu kritikoi edhe mundësinë që Sllobodan Millosheviçi t’i ndërtohet një statujë në Serbi.

Çitaku: Kosova nuk toleron provokime

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka përfaqësuesit e Serbisë duhet ta kuptojë që në Kosovë mund të hyjë vetëm pasi të marrin lejen paraprake, në të kundërtën Kosova do të veprojë në përputhje me procedurat.

Çitaku e nisi fjalimin e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, me rrethanat e vështira që shqiptarët kanë kaluar gjatë luftës, duke thënë se përkundër kësaj, populli shqiptarë kurrë nuk jemi dorëzuar por ka ndërtuar shtëpitë tona dhe është kthyer në Kosovë, ndërsa tash çdo ditë kujtojmë me mijëra masakrat të bëra nga forcat serbe në Kosovë.

Sipas saj, këtë vit 30 mijë kosovarë do të diplomojnë që nuk kanë përjetuar tmerret e luftës.

Ajo tha sa i përket serbëve të Kosovës, është evidente se dëshirojnë jetë më të mirë, megjithatë Beogradi i pengon çdo ditë.

Çitaku tha se Qeveria e Serbisë e ka ndaluar ekipin e karterë që të marrin pjesë në kampionatin evropian që mbahet në Novi Sad.

“Qeveria e Serbisë me vendimet e saj po e përkrah pjesët e dhunshme dhe është dhuna që duhet të ndaluar e jo sporti“, tha ajo.

Sipas Çitakut, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e MSA-së dhe ka votuar projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi, si kusht për liberalizimin e vizave, gjë që nuk e kanë votuar serbët e Kosovës, për shkak të presionit nga Beogradi.