FOTO/ Argjentina publikon listën paraprake të Botërorit, ja kush mbetet jashtë

Argjentina ka publikuar listën paraprake për Kupën e Botës, në të cilën përfshihen 35 emra.

Skuadra e Jorge Sampaoli është pjesë e Grupit D, bashkë me Nigerinë, Kroacinë dhe Islandën.

Të gjithë emrat e mëdhenj janë përfshirë në listën e gjatë, duke përfshirë Mauro Icardi, Angel Di Maria, Gonzalo Higuain dhe Lionel Messi.

Edhe Sergio Aguero është përfshirë në këtë listë, pavarësisht dëmtimit të pësuar në gju në javët e fundit.

I vetmi që mund të ndihet i zhgënjyer nga përjashtim është Javier Pastore, i cili ka luajtur në fazën kualifikuese.

Edhe Javier Mascherano do t’i bashkohet kombëtares, pavarësisht se i tha lamtumirë futbollit europian verën e kaluar për t’u transferuar në Kinë.

Lista zyrtare e Botërorit, ajo me 23 lojtarë, duhet të publikohet para 4 qershorit të ardhshëm.