FOTO/ Grezda e mbyll para kohe sezonin: Ishte një vit i mrekullueshëm

Fati i keq dhe dëmtimet po vazhdojnë të ndjekin Eros Grezdën, dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, nëpërmjet një postimi në Instagram, ka bërë me dije se ky sezon për të tek Osijeku është mbyllur 1 javë para përfundimit të kampionatit.

Ai ishte titullar ditën e djeshme, në një sfidë që Hajduku luajti në transfertë, por u zëvendësua në minutën e 65-të.

“Sezoni ka mbaruar për mua. Ishte një vit i mrekullueshëm me sfida të bukura”, shkruan Grezda.