Arsyeja qesharake pse Messi nuk luajti ndaj Levantes nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Barçës

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi nuk u grumbullua në sfidën e djeshme ndaj Levantes, ku skuadra katalanase u mposht me rezultatin 5-4.

Mungesa e “pleshtit” u ndje jashtë mase, pasi skuadra e Valverdes nuk arriti ta fitonte atë takim.

Mesi nuk kishte asnjë një problem shëndetësor dhe gëzon një formë të shkëlqyer, por ai u la jashtë për shkak se do të luaj në një ndeshje miqësore kundër skuadrës afrikane Mamelodi Sundouns.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, në Johanesburg, për nder të 100-vjetorit të lindjes së presidentit historik, Nelson Mandela.