‘Euron e gjunjëzova unë’-Tahiri i shkruan Iriqit

I mora pyetjet e tua, i dashur Iriq, por ja që nuk bëjmë dot intervistën se jam në arrest shtëpie.

Më ndalojnë të takoj zogj, shpendë, ujkun, derrin, dhelprën, ty. Më lejojnë të takoj veç trafikantë. Që puna mos ndërpritet e parja të vërshojë.

Ti nuk e di se puna ime matej me kursin e euros. Sa herë rritej Rama më ulëriste. Shisni, mor kafshë, na bërtiste. Shisni! Sa herë ulej euro i ngrihej humori gjatoshit. Po fitojmë mirë, më thoshte. Kështu ecëm për katër vjet, por na e dhjeu Lu. Donte pjesën. I thashë Edit t’i japë më shumë, por ja që nuk pranoi. Kaq u desh dhe Lu lajmëroi FBI. E kështu na dolën lakrat.

U hap lajmi dhe u nxehën gjermanët. Ik, i thanë Ramës. Ai më hoqi mua.

Por në fakt më pyeti kë të vendosim. I thashë Xhafën, mor burrë. Po ai është si torrollak, më tha. Është vërtet, por ama linja vazhdon normal. Se ka vëllanë mesfushor. Jo në futboll, por në trafik. Lojtar i përsosur. S’ka polici që e kap. Ra dakord Rama, por prapë Lu donte më shumë. Do iki në Amerikë në korrik e jam pa punë. Me se do shkolloj fëmijët. Ia shtuam tagjinë, por ia gjeti Xhafës pikën e dobët. Do të të nxjerr vendimet e gjyqit të vëllait, e kërcënoi. Xhafa u tremb dhe tani gjysmat nga të vetat ia jep Lu.

Oreksi vjen duke ngrënë. Tani na ka hyrë në linjë dhe Basha. Do dhe ai para nga droga. Rama i tregoi bërrylin, ai kërcënoi me kushërinjtë e mij. Atëherë, më thirri Rama e tha dorëzo mandatin se Arta deri tek ‘arresti në shtëpi’ do shkojë. Ika unë, por Luli nuk pushon. Do nxjerr përgjime të vëllait të Xhafës, na tha. Ti nuk na tremb, sikur edhe bilbilushin të nxjerrësh, i tha Rama.

Nuk e dinim që ai do kishte gjë në torbë, se SHIKU tani është yni. Ndaj na gjeti gafil. Po bëhesha gati të kundërpërgjigjesha me video erotike të Salianjit, por ma dhjeu Rama. E kush pjerdh për Salianjin! Na dërgoi fjalë se ka përgjime dhe për Olsin. E Olsi, o nëne, o nëne, tahmaqar i madh. Veç me kokainë merret, kanabisin e quan lojë për elementarë.

Kemi ngecur keq. Por na nxori nga situata Tualet Balla. Se këta gomerët e gjejnë shpejt rrugën e shkurtër. Të bëjmë si Meta. Ta çojmë videon në gjykatë dhe e nxjerrim false.

Ja, këto po mendojmë deri tani. Unë thashë ta heqim fare Fatmirin. Por Rama, tha ta mbajmë deri në korrik sa të ikë Lu. Pastaj do vendosim ministër një femër, që burrin ta ketë trafikant. Deri tani nuk kemi gjetur. Se bosët e trafikut janë beqarë.

Të vëmë ndonjë dashnore të tyre ministre, mendova. Rama ra dakord se ca dashnore që ka pasur ai kanë qenë besnike të tij, por nuk di ç’do thotë Gramozi. Ai e do lab ministrin. Dhe ka të drejtë se Labëria mbjell e transporton më shumë.

Mbase i mbushet mendja e bëhet vetë ministër e kryetar parlamenti. Atëherë euro do futet aq shumë në ujë sa do mbushim një thes me euro që të blejmë dy kastravecë.

Ja, këto mendoj, i dashur Iriq, kur dal në ballkon e vështroj qytetin tim të dashur.

Se harrova, ti më pyesje për Erjonin. Po të them se pas ca kohësh ai do hajë marmallatë fiku. Kaq e pati detyrën.

Firmën për 24 kulla e të futet te kulla e pensionistes së vet.

Tung, gjembaç, tung!