", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Vasili: Hetim Parlamentar për falsifikimin e nenit që shpëtoi vëllain e Fatmir Xhafajt nga...

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nuk përjashtoi mundësinë e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me manipulimin që i është bërë nenit 491 të Kodit të Proçedurës Penale, që bën fjalë për ekstradimet.

Vasili tha se neni 491 i Kodit të Proçedurës Penale u përdor si një shteg për të rrëshqitur kriminelët dhe personat e përfshirë në veprimtari kriminale.

“Çdo nen i propozohet Komisionit Parlamentar përkatës dhe nëse në çdo nen ka qoftë edhe një ndryshim të vetëm, atëherë ai i bëhet i qartë anëtarëve të Komisionit dhe më pas edhe seancës parlamentare.

Neni 491 u falsifikua, dhe u votua duke u thënë deputetëve se jemi dakort me ndryshimin e bërë sipas propozimit të deputetes Vasilika Hysi.

Mazhoranca socialiste nuk mund të fshihte falsifikimin, ndryshimi nuk u tha, u fut tinëz si një lojë emailesh, lojë tëitter-ash, dhe si një lojë e të gjitha mjeteve të tjera informale të komukimit.

Ndërsa, Ulsi Manja është i gatshëm të shkatërrojë çdo gjë në këtë vend, përfshi edhe reformën në drejtësi, vetëm që të rrijë në atë vend që është”, tha Vasili.  Sipas tij, manipulimi tashmë është dukshëm, ndërsa Prokuroria shqiptare vazhdon dhe mban gojën mbyllur.

“Ndërsa i kanë prangat gati për njerëzit e thjeshtë, në rastin kur është manipuluar Parlamenti shqiptar, ajo nuk bën detyrën e saj”, tha Vasili.