E tmerrshme në Greqi, shqiptarja mbyt fëmijën e vet dhe e hedh në plehra

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Greqi dhe si pasojë e tij një 19 vjeçare shqiptare dhe nëna e saj, 54 vjeçare, janë arrestuar.

Ato akuzohen se pasi kanë mbytur të porsalindurin e kanë flakur në koshat e mbeturinave në Petropulis në verilindje të Athinës.

Vajza kishte pasur një marrëdhënie me një djalë me të cilin ishte ndarë dhe nuk i kishte treguar për shtatzëninë.

As nëna e saj nuk kishte kuptuar herët shtatzëninë e vajzës.

Në ditën e lindjes, adoleshentja nuk ka shkuar në spital por ka lindur në shtëpi me ndihmën e të ëmës.

Në vend që ta merrte në krahë, adoleshentja ka mbytur të voglin duke i mbyllur gojën që të mos qante dhe e ka mbytur me duar, shkruajnë mediat greke.

Më pas i vogli u hodh në një qese të zezë dhe u hodh në koshin e plehrave.

Ditën tjetër, 26 shkurt kufoma e të porsalindurit u zbulua rastësisht. Nisën hetimet për të zbuluar se kush mund të kishte kryer atë krim të tmerrshëm.

Rezultatet e analizës së ADN-së të cilat dolën pikërisht dje, në ditën e mamasë, zbuluan se i kujt ishte fëmija dhe më pas adoleshentja dhe nëna e saj  u arrestuan.