‘Telenovela’ e transferimit te Reali, Neymar: Është bërë e bezdisshme

Neymar nuk po mendon kalimin te Reali i Madridit.

Megjithatë 26-vjeçari nuk pranoi të fliste rreth të ardhmes së tij, pasi ai është mërzitur me spekulimet që e lidhin atë larg PSG-së.

“Çdo merkato është si kjo, ka shumë zëra, unë nuk jam në një moment për të folur për këtë gjë,” tha Neymar për Fox Sports.

“Gjithkush e di se për çfarë kam ardhur këtu. Qëllimi im tani është Kupa e Botës me Brazilin, nuk po flasim për transferimet.”

“Tani po bëhet e bezdisshme, përfundoi Neymar.

Futbollisti i PSG-së, Neymar Junior është dëmtuar që nga sfida e marsit që parisienët e zhvilluan kundër Marseille.