Video përgjimi për Xhafajn, PS deklaratë: Duan të pengojnë çeljen e negociatave

Kur kanë kaluar më shumë se 2 orë nga denoncimi i PD-së me audio për vëllain e Fatmir Xhafajt, më në fund ka reaguar edhe mazhoranca.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i PS-së, Taulant Balla e ka gjetur justifikimin.

Sipas PS, ‘përgjimi është një tjetër hap që PD të pengojnë integrimin e vendit’.

Sipas PS-së, prokuroria duhet të nisë hetimet në lidhje me këtë video përgjim, ndërsa u shpreh se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj implikohet penalisht dhe vetë ky i fundit, moralisht.

Deklarata qesharake e Ballës nga selia e Kuvendit vazhdon edhe pretendimet duke kërkuar ndëshkim për ata që kanë publikuar audio përgjimin.

Pjesë nga deklarata e PS:

Nëse materiali audio është autentik me të drejtë kemi një provë që implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm dhe moralisht edhe ministrin e Brendshëm.

Është një inskenim i radhës në përpjekje për të baltosur këdo që del para për të penguar çeljen e negociatave dhe sulmuar drejtësinë e re.

Kësaj pyetje mund t’i japë përgjigje vetëm prokuroria dhe askush tjetër.

Në zbatim të ligjit, disponuesit e këtij materiali autentik duhet menjëherë të shkojnë dhe depozitojnë materialin në prokurori.

Prokuroria nuk duhet t’ia lërë këtë çështje vullnetit të akuzatorëve po të nisë hetimet kryesisht, sepse shqiptari më i zakonshëm në këtë vend duhet të dijë të vërtetën.

Për ne askush nuk e bën ligjin në këtë vend përveç organeve të drejtësisë dhe porsa na takon ne, mezi presim të mësojmë të vërtetën rreth saj me bindjen se këtu ose duhet të akuzatori nëse është i vërtetë apo akuzuesit e kësaj çështjeve me zë po pa figurë.