5 golashënuesit më të mirë në Europë, Messi i pandalshëm!

Kanë ngelur edhe pak ditë nga fundit i sezonit 2017/18 në top pesë ligat evropiane.

Sezoni në Ligën Premier dhe Bundesliga ka përfunduar, ndërsa në Serie A, La Liga dhe Ligue 1 luhet edhe një javë tjetër.

Golashënuesi më i mirë që do të marrë ‘Këpucën e Artë’, 99 për qind është i vendosur.

Lionel Messi ka shënuar 34 gola në kampionatin elitar spanjoll, por Barça ka edhe një ndeshje ndaj Real Sociedadit.

Në vendin e dytë është Mohamed Salah me 32 gola, pastaj Harry Kane (30) dhe Robert Leëandoëski (29). Por, sezoni për të tretë ka përfunduar dhe numri i golave të tyre mbetet i pandryshuar.

Ciro Immobile (29), Mauri Icardi (28) dhe Edinson Cavani (28) kanë edhe një ndeshje për të rritur numrin, por vështirë që mund ta arrijnë Messin, mos të themi e pamundur.