FOTO/ Pas nderit për Erdogan në OKB, Edi Rama zbythet përpara SHBA

Në ceremoninë e sotme që do të zhvillohet me rastin e hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, sipas mediave të këtij vendi do të marrë pjesë edhe Shqipëria.

Bie në sy që ftesën në këtë event të rëndësishëm ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Netanyahu, e ka refuzuar përveç Kinës, Rusisë, Indisë, Kanadasë, Australia dhe Argjentinës, edhe Gjermania e Merkel. 

Tirana zyrtare, ndonëse votoi pro rezolutës turke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka vendosur të mos e bojkotojë ceremoninë e përurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem. Mediat e Izraelit njoftojnë se nga ftesat e dërguara për përfaqësuesit e 86 vendeve të ndryshme, vetëm 33 e kanë pranuar atë, ndërkohë që pjesa më e madhe ka vendosur të bojkotojë.

Nëse të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë ceremoni janë të gjitha që kanë votuar pro rezolutës në OKB që dënonte këtë hap të SHBA, vendi ynë është i vetmi që me këtë pjesëmarrje bën një ndryshim radikal dhe madje të çoroditur, pasi vetëm pak kohë më parë u rreshtua me vendet që ishin kundër vendimit të presidentit Trump.

 Kjo pjesëmarrje e Shqipërisë, provon se vota e saj në OKB nuk ishte fare parimore dhe në unison me vendet kryesore të BE siç edhe u trumbetua nga kryeministri Rama, por thjesht një qokë për presidentin e Turqisë Erdogan.

Nga Europa në  këtë aktivitet marrin pjesë edhe Rumania, Republika Çeke dhe Hungaria të cilat në fakt  kundërshtojnë çdo ndryshim të statusit të Jeruzalemit pa një marrëveshje izraelito - palestineze. Këto vende duket se kanë thyer edhe një vendim të BE-së, ambasada e të cilit në Izrael ka përsëritur se Unioni mbështet konsensusin ndërkombëtar për Jeruzalemin.