Pas largimit të Gjokës, ky do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë

Te Vllaznia duhet që të gjejnë një trajner për dy ndeshjet e mbetura të sezonit, ku Vllaznia do të luajë në shtëpi ndaj Kukësit dhe në transfertë ndaj Skënderbeut.

Alternativë për t’u ulur në stolin e ekipit në këto dy përballje është trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja, që ka bërë një punë të mirë te skuadra e dytë, shkruan panorama sport.

Kraja ishte dje i pranishëm në stadium, ku ndoqi nga afër përballjen ndaj Partizanit.