Sot vendoset ambasada e SHBA në Jeruzalem. Nga Shqipëria heshtje…?!

Me rastin e 70 vjetorit të vendosjes së shtetit të Izraelit zhvillohet edhe ceremonia për hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem.

Mbrëmë në një ceremoni të zhvilluar me këtë rast në Ministrinë e Jashtme të Izraelit  morën pjesë vajza e Presidentit Trump, Ivanka së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe shumë personalitete VIP nga SHBA. 

Në këtë aktivitet nga vëndet e BE do të marrin pjesë Rumania, Hungaria, Austria dhe Republika Ceke.

Shqipëria votoi në OKB kundër nismës së SHBA për hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem, vendim që shkaktoi një reagim të fortë politik e publik në Shqipëri kundër këtij vendimi të qeverisë Rama.

Rama dhe Bushati ende nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim zyrtar lidhur me pjesëmarrjen në ceremoninë e inagurimit të hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem, që koincidon me 70 vjetorin e krijimit të shtetit të Izraelit.

Rama mesa duket i frikësuar është në dilemë. Nga njëra ti qëndrojë deri në fund orientimit nga Soros dhe qëndrimit të bashkërënduar me Erdogan për të mos njohur vendosjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem. Apo për shkak të frikës të ndryshojë mendje.

Mesa duket Rama dhe Bushati preferojnë ta lënë në heshtje këtë cështje me idenë që ajo mund të mos merret vesh dhe të harrohet.

Do të ishte një akt shumë i rëndë, dhe i përsëritur nëse Shqipëria nuk rrjeshtohet me vëndet mike të SHBA aq më shumë që për Shqipërinë, SHBA janë një partnere strategjike.