Pamje të shtëpisë luksoze të 'ish-shtëpiakes së dëshpëruar'

Ylli i “Shtëpiake të dëshpëruara”, Eva Longoria është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ajo dhe bashkëshorti i saj José Antonio Bastón janë duke pritur ardhjen e fëmijës së tyre të parë dhe duken më të lumtur se kurrë. Para dy muajsh, 48-vjeçarja ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj në Hollywood Hills, për një vlerë prej 3.8 milionë dollarësh. Por duke qenë se shtëpia nuk u shit ajo ka vendosur ta ulë çmimin me 500 mijë dollarë.

Shtëpia ka 6 dhoma gjumi dhe 9 banjo dhe është e arreduar me stil mesdhetar. Me pamje mbreslënëse dhe e rrethuar nga natyra, shtëpia siguron privatësi maksimale. Po ashtu shtëpia ka një pishinë dhe një spa private.