Çfarë po ndodh, çmimi i naftës nuk ndalet, shkon në .....

Në pikat kryesore të tregtimit, një litër naftë shitet  me 176-177 lekë për litër dhe një litër benzinë me 178 lekë, nga përkatësisht 172 dhe 173 lekë që tregtoheshin më parë. Kjo tregon se në vendin tonë nafta është rritur gjate ditëve të funidt me gati 5 leke për lityer.

“Parashikimet nuk janë shumë optimiste. Një rikthim në nivelet e 100 dollarëve për fuçi mund të jetë në lojë, kanë thënë analistët e Bankës së Amerikës, pasi një rënie e prodhimit të Venezuelës dhe reduktimi i eksporteve të Iranit si rrjedhojë e sanksioneve të reja të Iranit përkon me uljen e ofertës së udhëhequr nga OPEC dhe Rusia”, shkruan Financial Times.

Operatorët e tregut pohojnë se arsyeja e këtij shtrenjtimi lidhet me rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi arriti tre ditë më parë në 77 dollarë, niveli më i lartë që nga viti 2014.