", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Levante bën surprizën e sezonit në Spanjë, Enis Bardhi ‘çmend’ Barcelonën

Barcelona ka dështuar në misionin e saj për ta mbyllur sezonin pa humbje, teksa është mposhtur me rezultatin 5-4 nga Levante.

Në Valencia u luajt një sfidë spektakolare, ku protagonistë ishin 3 lojtarë, njëri prej të cilëve shqiptari i Maqedonisë, Enis Bardhi.

Emanuel Boateng shënoi tripletë për Levanten, ndërsa Bardhi dopjetë, duke zhvlerësuar 3 golat e shënuar nga Coutinho dhe një nga Suarez për Barcelonën.

Kjo ishte një sfidë pa rëndësi për të dyja skuadrat, pasi kishin realizuar objektivat sezonalë, ndërsa trajneri Valverde nuk kishte marrë me vete as Lionel Messin.