", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO+FOTO/ Hamilton i shpëton aksidentit dhe fiton Çmimin e Madh të Spanjës

Sapo ka përfunduar Gara e Çmimit të Madh të Spanjës, në Formula 1, ku fitues u shpall piloti britanik, Lewis Hamilton.

Në pistën e Barcelonës, Hamilton u nis i pari dhe e mbylli po i pari, teksa dominoi plotësisht, falë edhe strategjisë së Mercedesit.

I dyti u rendit shoku i tij i skuadrës, Botas, ndërsa i treti e mbylli Maks Verstapen, që edhe pse pati një makinë të dëmtuar për shumë xhiro, arriti të lërë pas Sebastian Vetelin, në vendin e katërt.

Gara nisi me një aksident, ku në kthesën e tretë ishte Romain Grosjean ai që shkaktoi një kaos të vërtetë, duke vënë në rrezik mirëqenien e homologëve të tij teksa pasi ka humbur kontrollin është rifutur në pistë duke shkaktuar një përplasje me të paktën dy makina të tjera.

Gjithsesi, Hamilton shpëtoi dhe arriti të fitojë garën.