FOTO/ Ja 5 gabimet në filmat e Disney që me siguri nuk i keni vënë re

Disney ka cilësi të jashtëzakonshme, e megjithatë asnjë nga filmat nuk ka dalë nga dhoma e redaktimit pa një gabim ose dy, por kjo nuk ka rëndësi sepse askush nuk është perfekt! Ja disa gabime në filmat e animuara që i kanë shpetuar shkrimtarëve, animatorëve dhe redaktorëve:

E Bukura dhe Bisha

Bisha u mallkua nga magjistarja kur ishte 10 ose 11 vjeç, sepse ai duhet ta gjente dashurinë e vërtetë përpara se të mbushte 21. Në film kishin kaluar 10 vite deri në momentin që vjen Bella, e kjo do të thotë që portreti i Bishës si Princ në moshë madhore nuk duhet të ekzistojë.

Toy Story

Në fillim të filmit Buzz është i bindur që është një luftëtar hapsire i vërtetë dhe jo një lodër. Duke pasur parasysh këtë, pse Buzz ngrin me lodrat e tjera sa herë që Andi futet në dhomë? Është një mundësi e humbur për një skenë shumë argëtuese ku Udi dhe lodrat e tjera duhet të bllokojnë Buzz-in që të mos qëllojë Andin me lazer.

Hirushja

Fundi i lumtur i Hirushes është një gënjeshtër, jo për faktin që ajo dhe Princi nuk janë të dashuruar por sepse në të njëjtën skenë Hirushja shfaqet me dy fustane: një me mëngë të gjata e tjetra me mengë të shkurtra të fryra.

The Incredibles

Filmi Fantastikët është një version i animuar i vitit 1960, ku superheronjtë janë të detyryuar të tërhiqen. Megjithatë në gazeta data shënohet 16 shtator 2002.

Pocahontas

Kur Pocahontas shkon me shoqen e saj Uatshername për të parë Xhonin pasi e burgosin, dy shoqet janë të kapura për dore por hijet e tyre jo.