PD: Ja si Fatmir Xhafa gënjeu shqiptarët për vëllain e tij

Deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka gënjyer kur u tha shqiptarëve se vëllai i tij Agroni e ka shlyer gabimin për të cilin është dënuar në Itali.

Alibeaj tha se, Agron Xhafa nuk ka bërë asnjë ditë burg për dënimin prej 7 vitesh që i është dhënë nga drejtësia italiane, i dënuar për trafik droge.

Ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer, Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg për dënimin e dhënë nga gjykata italiane, i dënuar për trafik droge.

‘Dënimi i Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me 7 vjet e 2 muaj burgim, është tashmë një fakt i pranuar nga vetë Ministri. Edhe dijeninë e tij mbi këtë dënim, Fatmir Xhafaj e pranoi vetë, duke thënë se këtë vendim e ka gjetur online.

Mirëpo, më 7 Tetor 2010, Fatmir Xhafaj gënjeu publikisht duke thënë se i vëllai për një gabim dhe faj që ka bërë, i ka vuajtur pasojat ligjore.

Saktesisht ka thene:

[...........Një gabim dhe faj, PËR TË CILIN I VUAJTI PASOJAT LIGJORE ..... Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi I VETËM negativ i tij përballë ligjit.].

{Fatmir Xhafaj - Faqja 53 e procesverbalit - Seanca Plenare e Kuvendit e datës 07.10.2010}

E vërteta është që Ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer. Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge.

Ai nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore, ndryshe nga sa deklaron Fatmir Xhafaj.

Si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Ministër i Brendshëm e ka ndihmuar Agron Xhafajn t’i shpëtojë drejtësisë.

Shqiptarët mbajnë mend me dhjetra raste të burgosjes së kryefamiljarëve që nuk paguajnë dot faturën e energjisë elektrike, apo burgosjen e qytetarëve kukësianë që protestuan për mbijetesën e tyre përballë traut të taksës korruptive Rama në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge,

jo vetëm nuk burgoset, por ka imunitet mbi ligjin dhe ka siguruar paprekshmëri nga Policia e Shtetit dhe prokuroria.

Pse? Sepse është vëllai i Ministrit të Brendshëm.

Policia e Shtetit është nën urdhrat e Familjes Xhafaj. Cili punonjës i ndershëm policie do guxonte të zbatonte ligjin ndaj një anëtari të Familjes Xhafaj?

Është e qartë për këdo: sa kohë Ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, vëllai i tij, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nuk do të vuajë asnjë ditë nga dënimi 7 vjet e 2 muaj për trafik droge.

Burgu në Qeverinë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt është për njerëzit e pamundur, jo për trafikantët e pushtetshëm, është për krimet ordinere, jo për krimin e organizuar.

Fatmir Xhafaj ka detyrimin ligjor t’i shpjegojë shqiptarëve se përse nuk vepron ligji ndaj vëllait të tij?

 Pse Agron Xhafaj ka imunitet mbi ligjin?

Pse nuk ekzekutohet vendimi i dënimit të tij, me 7 vjet e 2 muaj burgim?

Pse nuk vepron Policia e Shtetit?

Pse është katandisur Operacioni “Forca e Ligjit” në operacionin “Forca e Agronit”?

Por Fatmir Xhafaj hesht. Nuk flet dot, sepse nëse flet i duhet të pranojë se e ka ndihmuar të vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë.

’, tha Alibeaj.