VIDEO/ ‘Në ato momente thashë ‘O Zot’…, Eleni tregon emocionet pas vendit të dytë

Sukses i padiskutueshëm ka qenë ai i këngëtares me orgjinë shqiptare Eleni Foureira, pasi u rendit e dyta në Eurovision, duke përfaqësuar Qipron.

Vetë këngëtarja u shpreh shumë e lumtur me votimin, ku nuk i përmbajti dot as lotët.

“Vetëm lot gëzimi kam”, tha Eleni Foureira në një intervistë pas shpalljes së vendimit.

“Është një gjë e madhe kjo që ka ndodhur. Është e mrekullueshme. Ju faleminderit, por nuk e di nëse kjo është e mjaftueshme. Unë kam vetëm lot gëzimi”, u shpreh ajo teksa fansat që prisnin për ta përqafuar thërritën: “Ne jemi fituesit”.

“Në kohën e votimit isha aq e lumtur dhe thashë me vete: “O Zot, nuk e besoj, ose e dyta ose e para dhe nuk munda ta besoja atë qe po ndodhte”, tha ndër të tjera Eleni.