Plane për sot? Ja zonat që rrezikohen nga reshjet

Ditën e sotme, e Diel 13 Maj, moti do të jetë me alternime kthjellimesh  përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira në zonat malore  ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  8-10  m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale

Zonat malore - 9/23°C;

Zonat e ulëta - 14/26°C;

Zonat bregdetare - 14/25°C.