Eugent Bushpepa mahnit në finalen e Eurovizion! Publiku nuk resht së duartrokituri

Eugent Bushpepa dhe ekipi i tij kanë realizuar një performancë të shkëlqyer në skenën gjigande të Eurosongut. E 12-ta në radhë, kënga e tij “Mall”, ndonëse është ndër më të dëgjuarat kohët e fundit, erdhi me vlera të reja.

Vokali i shkëlqyer i Bushpepës ngriti entuziazmin në sallë. Për të mbështetur Eugent Bushpepën me këngën “Mall” mund të votoni me kodin 12. Votimi do të nisi pas konkurimit të 26 këngëtarëve.