Agron Duka me fermerët: Mos hidhni në rrugë produktet tuaja, por mazhorancën!

Partia Agrare Ambientaliste ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj force politike në Lushnje. Kreu Agron Duka tha se ka nisur organizimi për zgjedhjet lokale të 2019-s dhe kërkoi angazhim maksimal për rritjen e Partisë Agrare Ambientaliste. Duka komentoi protestën e fermerëve të kësaj zone të zhvilluar javën e shkuar, duke iu kërkuar të mos hedhin produktet e tyre në rrugë, por mazhorancën.

“Disa ditë më parë fermerët e kësaj zone organizuan një protestë simbolike gjatë së cilës hodhën prodhimin e tyre në rrugë për arsye të ndryshme si mungesa e tregut, përfitimi i ulët nga subvencionet si dhe infrastruktura e shkatërruar.

Ky mjerim nuk mund të tolerohet në vitin 2018, prandaj unë ju them mos hidhni produktet tuaja në rrugë, le të bashkohemi dhe të hedhim këtë mazhoranzë në rrugë”, tha mes të tjerash Duka.