Kush dreqin mendon se është John Kerry?

John Kerry është me fat që ‘Akti Logan’ nuk zbatohet kurrë.

Në rast se nuk e dini se çfarë është ky akt, atëherë po ua shpjegoj me pak fjalë këtu më poshtë:

‘Çdo shtetas i Shteteve të Bashkuara, kudo që ai mund të jetë, i cili, pa autorizim të Shteteve të Bashkuara, fillon ose kryen drejtpërdrejt ose tërthorazi ndonjë korrespondencë ose marrëdhënie me ndonjë qeveri të huaj ose ndonjë oficer ose agjent të tij, me qëllim që të ndikojë në masat ose sjelljen e ndonjë qeverie të huaj ose të ndonjë zyrtari ose agjenti të tij, në lidhje me ndonjë mosmarrëveshje ose kundërthënie me Shtetet e Bashkuara, ose për të mposhtur masat e Shteteve të Bashkuara, dënohet me gjobë sipas këtij titulli ose burgoset jo më shumë se tre vjet, ose të dyja.

Ky akt nuk do të ndalojë të drejtën e një qytetari për të aplikuar vetë apo agjentin e tij në ndonjë qeveri të huaj ose agjentët e saj, për të rregull çdo problem që ai mund të ketë shkaktuar/pësuar nga një qeveri e tillë ose nga agjentët apo subjektet e saj’.

Në thelb, ‘akti Logan’ ka për qëllim të mbajë jashtë individët/agjentët privatë nga kryerja e misioneve të tyre në politikën e jashtme pa autorizimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Kjo është ajo që po bën tani pikërisht John Kerry.

Sipas raporteve të shumta, ish-senatori nga Massachusetts dhe ish-Sekretari i Shtetit ka takuar zyrtarët iranianë në një përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen e Iranit.

Është e lehtë të kuptosh se pse, pasi pa marrëveshjen e Iranit, arritja kryesore diplomatike e Kerrit do të ishte ... vetëm ndihma për t'i bërë gjërat edhe më keq në Siri, duke qëndruar kështu i heshtur përballë veprimtarisë monstruoze të Jemenit dhe duke bërë gjithçka të mundshme për të tensionuar marrëdhëniet e SHBA-së me Izraelin.

Dhe në një perspektivë më të gjerë, ai nuk do të linte asgjë me të cilën do të mburrej administrata e Obamës ndaj ndërkombëtarëve përveç-përveç asaj që unë përmenda më sipër- luftëra të kota dhe përmbysje të një diktatori në Libi që e çoi vendin në një rrëmujë të plotë.

Por përsëri, Kerry është me fat që ‘Akti Logan’ trajtohet sikur të mos ekzistojë, sepse ai e ka shkelur atë në mënyrë të qartë.

Dhe krejt sinqerisht, ai po vepron në një mënyrë kaq të keqe dhe të ashpër sa atij duhet ti vijë turp edhe për veten e tij.

Arritja e vetme e supozuar e John Kerry ishte të ndihmonte në lehtësimin e një marrëveshjeje që tani e dimë se është e arritur mbi gënjeshtra dhe Kerry duket se mendon se ai ka të drejtën të rrijë vërdallë dhe të luajë me politikën e jashtme të Amerikës?

Pikërisht, kush dreqin mendon se është ai?

Nuk jam i sigurt se çfarë mendon John Kerry për përgjigjen e kësaj pyetjeje, por unë me siguri mund t'ju them realitetin objektiv: Ai është një sekretar i Shtetit i dështuar, senator i dështuar dhe faleminderit Zotit, një kandidat i dështuar për President.

Ndoshta në vend të shkeljes së aktit Logan, ai duhet të mendojë vetëm për faktin se ai kurrë nuk u bë president dhe duhet të jetë i lumtur për këtë, sepse nëse ai do të kishte fituar, padyshim trashëgimia e tij do të ishte edhe më e keqe se sa është tani.

Unë nuk jam i sigurt se si e bën të ndihet atë ky mendim, por kjo gjë më bën të ndihem mirë dhe të kem një buzëqeshje në fytyrë.