VIDEO/ Vali Corleone: Kam fjetur me femrat më të njohura në Serbi

Këtë javë emisionin e njohur kosovar ‘N’Kosovë Show’ ishte i ftuar special i famshmi Vali Corleone.

"Fenomeni"nga Gjilani i njohur edhe si "king" u ‘bombardua me pytje nga prezantuesi Shpetim Desku.

Vali foli për lidhjet e tij me mbretërit tjerë të botës dhe për "përgjimet" e shërbimeve sekrete, që gjoja po i bëhen atij.

Njeriu që pretendon se ka blerë edhe një parcelë në mars, i pyetur për lidhjet e tij me femra, tha se ka thyer moti rekordin e të famshmit Casanova, madje duke fjetur me femrat më të njohura në Serbi.

Ai pohoi se edhe Michael Jackson është gjallë, ndërsa 2Pac është i vdekur.

Corleone tregoi edhe për ushqimin e tij të preferuar, respektivisht mantiat me mish.

Për më tepër shikojeni emisionin e plotë…