Emri i Maqedonisë, sërish takim, Dimtrov, Kotxias në Selanik

Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, sot do të realizojnë takim bilateral në kuader të takimit ministror që po mbahet në Selanik.

Ky takim është mundësi për vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin.

Ndërsa bisedimet për kontestin e emrit zhvillohen nën ndërmjetësimin e negociatorit Matthew Nimetz, dhe ministrave Dimitrov dhe Kotzias, ku pritet që të i hapin të ashtuquajturat çështjet më të vështira, sidomos përdorimi i emrit që do të negociohet edhe kërkesa e Athinës për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Por Dimitrov dhe Kotzias do të takohen edhe javës së ardhshme në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në Sunio, në afërsi të Athinës.