Po linde Verior, je ‘trafikant droge’, po linde Jugor, je ‘Vangjel’!

U bënë disa ditë, që pas publikimit të operacionit të DEA-s në bashkëpunim me policinë kolumbiane dhe atë spanjolle, për kapjen e një rrjeti të trafikut të kokainës ku ishin të përfshirë edhe 2 shqiptarë, që disa gazetarë po shpërndajnë në opinion një tezë sa qesharake në pamje të parë, aq edhe të ligë dhe me prapavijë që buron nga borderotë e Edi Ramës.

Shpikja më e fundit e tyre është; Veriorët e Shqipërisë janë trafikantët më të rrezikshëm (veçanërisht të kokainës) që merren me drogë nëpër botë!

Flamurin e këtij ‘zbulimi’ e mban gazetari i kudondodhur, Lorenc Vangjeli.

Pasi i ka mëshuar fortë kësaj ‘teze’ të re, ku përzien antropologjinë me kriminalistikën, në emisionin ku bën edhe moderatorin edhe analistin njëkohësisht, në RTVSH-në e dyshes së Bostonit, Olsi Rama & Thoma Gëllçi, edhe mbrëmë me metafora pindarike që të kujtojnë hartimet e shkollës së mesme ‘në kohën e xhaxhit’, Vangjeli i ra të njëjtës trumbetë në studion e Blendi Fevziut.

Imagjinoni për një çast, Olsi Ramën, Gaz Demin dhe Saimir Tahirin së bashku duke ndjekur emisionin e Fevzos, se si qeshin me të madhe dhe shkrihen nga kënaqësia duke bërtitur me gotat e uiskit lart dhe vijat e bardha poshtë në pjatë; Bravo Lenco, hallall kockat që të hedhim!

Imagjinoni gjithashtu qelinë VIP të burgut 313, ku janë mbledhur së bashku një pjesë e grupit të kokainës së ‘Xibrakës’ (edhe ata në Kubë e ndjekin me qejf Fevziun kur del Lenci) që gajasen e fërkojnë barkun, kur Vangjeli si një shkencëtar i vërtetë hedh zbulesën e shekullit; po të jesh me origjinë nga Veriu merresh me drogë, po të jesh nga Jugu  je ‘biznesmen’.

Po ashtu është e sigurt, që pas këtij “studimi” të Vangjelit, ka bërë festë një nga grupet më të vjetër dhe të fuqishëm të trafikut të kokainës dhe heroinës në Fier, një tjetër në Durrës e në Korçë, 2 në Elbasan dhe nja 2-3 të tjerë në Tiranë që bëhen dru çdo natë me ‘të bardhë’ e alkool, së bashku me Olsin, me të cilin kanë edhe biznese të përbashkëta.

Lenci është në punë të tij dhe në çanakun e radhës (Nga Janullatos te Pandi, nga Majko te Iliri, nga Meta te Rama, nga Edi te Olsi...)  ndaj bën mirë që i shërben borderosë zyrtare të Rama & Gëllçi në RTSH dhe atyre ‘në të zezë’.

Por habia është me Fevziun;  përse e ka ulur kaq shumë nivelin sa që të pranojë dhe lejojë që në emisionin e tij, klanet e drogës të dërgojnë ‘shkencëtarë’ që zbulojnë se po linde ‘malok’ je trafikant droge; po linde Jugor bëhesh ‘Vangjel’?!