VIDEO/ Saimir Tahiri detyrohet të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit

Saimir Tahiri ka vendosur të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Pasi PS-ja vetë nuk e lëshoi, por e mbajti duke mos i hequr imunitetin, Tahiri duket se është detyruar të japë dorëheqjen nga mandati.

Edhe pse u dorëhoq vetë nga të qenit deputet, e duke qenë tani si qytetar i thjeshtë para drejtësisë, Tahiri nuk e shfajëson mazhorancën në qeveri nga mbrojtja që i është bërë deri tani.

"Unë sot e dorëzoj mandatin tim të deputetit, nuk do të jem deputet po qytetar i thjeshtë si mijëra të tjerë në këtë vend me të drejtën time, me familjen time, njerëzit e mi, ata që më besojnë, do të përballen me drejtësinë siç do të ëprballem me palaçot në politikë që sot shesin dëngla. Këtu ajm e këtu do jem, përballë jush, do t’i shkoj deri në fund."