Nisin polemikat e para tek Milani, Montela nuk lejon Berlusconin që të ndërhyj për formacionin

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montela që ka treguar një ecuri pozitive në krye të skuadrës kuq e zi deri tani, ka filluar që të ha kundërshtitë e para me Presidentin Berlusconi.

Montala i ka bërë të ditur Berlusconit se nuk do të pranoj kurrë që një tjetër person të ndërhyjë duke dhënë orientime për formacionin.

Ky reagim i teknikut  italian të Milanit ka ardhur pas disa këshillave që ka dhënë vet Berlusconi për mënyrën sesi duhet të ndërtohet formacioni. Por kjo ka hasur në kundërshtimin e Montelës.

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi së fundi ka pranuar se kishte këshilluar Montellan për të mos vendosur kuqezinjtë në një formacion 4-3-3, por argumentoi një vendosje 4-3-1-2, e cila është e përshtatshme me ekipin tradicional.

“Unë nuk besoj se taktikat fitojnë titujt apo ndeshjet”, ka thënë fillimisht Montell, përcjell Telegrafi.

“Ndeshjet janë fituar nga cilësia e lojtarëve, aftësisë së trajnerit dhe eksperiencës së klubit”, përfundoi trajneri italian.

Këto fjalë, Montella i tha në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së të shtunës kundër Empolit në Serie A.