Tragjedi në vendin e punës, shqiptari vret shqiptarin

Një 43-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën sot në Itali, në vendin e tij të punës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në një fabrikë tekstilesh të braktisur prej kohësh në Isola Dovarese, Cremona, në të cilën po punohej për ta rikthyer biznesin sërish në gjendje pune.

Viktima me iniciale G.R., i martuar dhe me një djalë, ishte duke punuar në ndërtesë kur është shtypur mes ‘makinës-ashensor’ (Pirunit), që pilotohej nga një tjetër punonjës, po shqiptar, dhe muret e ndërtesës.

Dinamika e ngjarjes është ende nën hetim nën hetim, por paraprakisht, dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë shokun e tij të punës dhe ngjarja ka qenë aksidentale.

/Syri.net/