FOTOT/ Rama-Veliaj s’shihen me sy, ja fytyra e ‘vrerosur’ e Kryeministrit kur kreu i Bashkisë i hedh dorën

Ka disa muaj që në media qarkullojnë zëra se marrëdhëniet mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nuk janë më në ‘muaj mjalti’.

Afërsia mes tyre nuk është reflektuar më në deklaratat e tyre, ndërsa daljet e përbashkëta që pas fushate numërohen me gishtat e dorës.

Një episod interesant ndodhi dhe gjatë Panairit të Punës ditën e sotme, ku morën pjesë Rama dhe Veliaj, shkruna fax web.

Kryeministri vizitoi tendat e panairit, ku në njërën prej tyre ishte vendosur stafi i bashkisë Tiranë me në krye Veliajn. Rama nuk ia dha dorën Veliajt, ndërsa gjatë kohës që ai po fliste, Kryeministri s’ka reaguar, duke mos dhënë asnjë shenjë interesi ndaj fjalës së kryebashkiakut.

Në përfundim të fjalës së Veliajt, Rama është larguar pa reaguar, ndërsa në momentin që ai i ka hedhur dorën në shpinë, Rama u duk sikur u shmang.