Tradhtia i jep fund martesës së tyre

Naya Rivera ka dorëzuar kërkesën për divorc nga Ryan Dorsey pas vetëm dy vjetësh martesë. Në një deklaratë të përbashkët, çifti ka deklaruar: “Pas një diskutimi të gjatë, kemi ardhur në përfundim që t’i japim fund martesës.

Prioriteti ynë kryesor do të jetë djali ynë i bukur. Ne do të vazhdojmë të jemi partner në përkujdesjen ndaj tij. Kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Çifti kishte filluar lidhjen në vitin 2010, ndërsa janë marruar katër vite më vonë.

Sipas disa burimeve të afërta me çiftin, deri te ndarja ka ardhur si pasojë e tradhtisë, pasi bukuroshja ka zbuluar se burri i saj kishte një aferë dashurie me një modele të re dhe atë derisa aktorja ishte në spital, pasi ishte e sëmurë.